Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 12:00, në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Rrogozhinë, në fshatin Karinë. Dy automjete janë përfshirë në këtë aksident, duke lënë të plagosur tre persona. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Peqinit për ndihmë mjekësore.
Pas përplasjes, automjetet kanë dalë jashtë rruge, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të sqaruar detajet e ngjarjes.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ