Aksident në aksin Milot-Rrëshen, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, raportohet për të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin Milot-Rrëshen pranë zonës së ish-Uzinës së Rubikut. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta e si pasojë raportohet se ka të plagosur, por ende nuk dihet numri i saktë i tyre.

Këta të fundit janë nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një manovër e gabuar e një prej mjeteve, megjithatë pritet një njoftim nga ana e bluve për zbardhjen e plotë të rastit.