Aksident në aksin Milot-Morinë, përplasen dy autobota pranë tunelit të Kalimashit
- 18 October, 2023
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit në aksin Milot-Morinë këtë mbrëmje. Dy autobota janë përplasur pranë tunelit të Kalimashit, ndërsa deri më tani raportohet për dy viktima.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi në njërin kah të rrugës.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ