Aksident në aksin Lezhë- Shkodër/ Furgoni përplaset me motorin, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë- Shkodër. Ku një automjet furgon është përplasur me një motor dhe për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është transportuar menjëherë në spital.

Ndërkaq policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.