Aksident në aksin Korçë-Pogradec! Mjeti përplas motorin, humb jetën një person
- 5 September, 2023
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një automjet tip “Mitsubishi” me drejtues një 51-vjeçar me inicialet V.Xh. ka përplasur një motomjet tip “Nissan”, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë pranë fshatit Zvirinë, Maliq. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ