Aksident në aksin Fier-Patos, dy makinat përplasen me njëra-tjetrën dhe përfundojnë në kanal
- 3 February, 2024
Një aksident automobilistik ka ndodhur vetëm disa momente më parë në aksin rrugor Fier-Patos në vendin e quajtur “Kthesa e Portezës”.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa ende nuk dihet gjendja e të aksidentuarve.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ