Aksident në aksin Fier-Ballsh, përplasen dy makina, plagoset babai me vajzën 12 vjeçe
- 13 February, 2024
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Ballsh mëngjesin e sotëm. Makina me drejtues S.H, rreth 65-vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B.
Si pasojë, është dëmtuar S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. 2 të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ