Aksident në aksin Ersekë-Korçë, plagosen drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij! Si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Ersekë-Korçë, ku një automjet ka dalë nga rruga pasi drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Sipas informacionit paraprak, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. I., ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke shkaktuar daljen e tij nga rruga. Si pasojë e aksidentit, janë plagosur vetë drejtuesi dhe bashkëshortja e tij, shtetasja Xh. I., e cila ndodhej si pasagjere në automjet.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Korçës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.