Aksident në aksin Elbasan-Peqin, pranë vendit ku kohë më parë humbi jetën një fëmijë

Një aksident ka ndodhur sot në të njëjtin vend ku vetëm pak kohë më parë një fëmijë 8-vjeçar humbi jetën pas përplasjes nga një makinë.

Në aksidentin e sotëm, nuk ka pasur të lënduar, ndërsa përplasja e mjeteve ka shkaktuar trafik të rënduar.

Vetëm dy ditë më parë, në të njëjtin aks rrugor, një 69-vjeçar humbi jetën pas një përplasjeje me makinë.

Megjithë protestat e banorëve për rritjen e sigurisë, deri tani nuk është bërë asnjë masë për përmirësimin e kushteve të sigurisë në këtë rrugë, e cila vazhdon të jetë një zonë me rrezikshmëri të lartë, duke shkaktuar aksidente fatale kohë pas kohe.