Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Furgoni përplaset me makinën, përfundon në lumin Shkumbin

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Murras, si pasojë e përplasjes së furgonit me një makinë, shoferi i furgonit ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin. Deri tani raportohet se ka të lënduar, dhe se ambulanca ka transportuar të plagosurit në spitalin Rajonal të Elbasanit.