Aksident me vdekje në Tiranë, makina përfundon në Lanë
Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se një person me iniciale Xh.H duke udhëtuar nga Bërxori drejt Rinasit, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin e Lanës. Nga aksidenti, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën. Ndërkohë që shkaqet e plota të ngjarjes ende nuk dihen.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 04.05.2024, rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit, shtetasi Xh. H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Si pasojë shtetasi Xh. H. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.