Aksident me vdekje në rrugën Shkodër-Velipojë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar sot në aksin rrugor Shkodër-Velipojë në zonën e Bërdicës.

Burime bëjnë me dije se një kalimtar, i ifentifikuar si Gjovalin Nikolli ka humbur jetën.

Ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit, teksa me drejtuesen e automjetit, Zana Kola po kryehn veprimet procedurale.

NJOFTIMI I POLICISE: 

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasja Z. K., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, këmbësor.

Shtetasi Gj. N. ka humbur jetën në vendgjarje.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.