Aksident me vdekje në rrugën Lushnje-Rrogozhinë, policia sqaron dinamikën

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:20  në rrugën Lushnjë-Rrogozhinë. 

Blutë e Fierit bëjnë me dije se një 27-vjeçar, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. F., 79 vjeç. Si pasojë e përplasjes këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje. 

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i automjetit, shtetasi H. F, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. 

“Rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, shtetasi H. F., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. F., 79 vjeç. 

Si pasojë e përplasjes shtetasi A. F., ka ndërruar jetë në vendngjarje.  Drejtuesi i automjetit, shtetasi H. F., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme”,-njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.