Aksidenti me vdekje në Pogradec/ Një makinë e kthyer përmbys, tjetra e shkatërruar, pamjet

Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u regjistrua orët e para të mëngjesit në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Memëlisht.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç. Për pasojë u plagos drejtuesi i automjetit tip “Citroen”, 58-vjeçari me inicialet Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe humbi jetën shtetasi me inicialet F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë.