Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Fier, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, ku një 23-vjeçar ka përplasur me makinë një të moshuar, 82 vjeç. Fatkeqësisht 82-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Sipas policisë i riu me ineciale E.D., është shoqëruar në Komisariat ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit

“Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, automjeti me drejtues shtetasin E. D., 23 vjeç, banues në Fier, ka përplasur këmbësorin, shtetasin V. F., 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim