Aksident me vdekje në Durrës! Shoferi humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë pasagjeri

Një 46-vjeçar nga fshati Rubjekë është arrestuar në flagrancë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mbërmjen e 22 korrikut në fshatin Bilalas.

Sipas njoftimit të policisë shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri 32 vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 46 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bilalas, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Gj. Gj., 32 vjeç, banues në Shijak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Zjarr para bashkisë, protestuesit iu vënë flakën gomave

Zjarr para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit e mbledhur para bashkisë si çdo javë i kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *