Aksident me vdekje në Durrës, makina përplas 78-vjeçarin, autori largohet nga vendngjarja
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Plepa-Shkozet.
Ngjarja rrugore ndodhi pak minuta më parë në rrugën “Martin Camaj”. Një i moshuar është aksidentuar për vdekje nga një automjet.
Sipas policisë, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor dhe si pasojë ai ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.