Aksident me vdekje në Divjakë/ Humb jetën tragjikisht 15-vjeçari, po lëvizte me motoçikletë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në aksin “Pushimi i Shoferit – Divjakë”, ku një automjet ka përplasur një motoçikletë. Si rezultat, ka humbur jetën një 15-vjeçar që po lëvizte me motoçikletë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të marrë dëshmitë përkatëse. Ende nuk janë dhënë detaje për identitetin e drejtuesve të mjeteve apo për dinamikën e saktë të ngjarjes.