Aksident me vdekje në autostradën Tiranë–Durrës! U përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:20, në autostradën Tiranë–Durrës, ku për pasojë humbi jetën një 66-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se shtetasi F. Z., rreth 38 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një biçikletë me të cilën po udhëtonte 66 vjeçarin me ineciale E.M., i cili si pasojë e përplasjes së fortë, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkaq drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje nëse 66-vjeçari ishte në një segment të lejuar për lëvizjen me biçikletë.