Aksident me vdekje në aksin “Laç-Fushë Mamurras”, ndërron jetë në vendin e ngjarjes shoferi 43-vjeçar


Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 02:00, në aksin rrugor Laç- Fushë Mamurras, automjeti me drejtues shtetasin K. M., dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, shtetasi K.M., 43 vjeç, bunues në Bushnesh, Krujë.

Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.