Aksident me një viktimë në Bulqizë, 5 të plagosurit përfundojnë te trauma

Një viktimë dhe pesë të plagosur është bilanci i aksidentit automobilistik në fshatin Peladhi në Bulqizë.

Shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Foristrade’, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa shtetasja M.Z., ka humbur jetën.

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Foristrade’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa shtetasja M.Z., ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.