Aksident me dy të plagosur në aksin Korçë-Bilisht, makina përplaset me një motor

Një aksident sapo ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Bitinckë.

Sipas informacioneve të para mësohet se një mjet ka përplasur një motor me të cilin udhëtonin burrë e grua. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, çift, të cilët po transportohet në spitalin rajonal të Korçës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Drejtuesi i automjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.