Aksident masiv në Itali/ Përplasen disa makina, 30 persona të plagosur
Një aksident masiv ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Itali, ku disa automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në autostradën A1 jashtë qytetit verior të Parmës.
Sipas të dhënave të deritanishme janë plagosur 30 persona, nga të cilët dy janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Parmës.
– Advertisement –
Helikopterët sollën menjëherë ndihma me gjak në vendin e aksidentit. Autostrada është mbyllur dhe në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset, mjetet e ndihmës së parë, karabinierët dhe policia.
Mësohet se shkak i aksidentit të ketë qenë mjegulla e dendur, ndërkohë që Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.