Aksident i trefishtë te Rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak më herët në afërsi të Rrethrrotullimit  të Selitës.

Mësohet se dy makina janë përplasur me një taksi.Sipas informacioneve paraprake nga aksidenti i trefishtë kanë mbetur të plagosur disa persona, dy prej tyre janë nisur me ambulancë për ndihmë mjekësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.