Tre makina janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Korçë – Maliq.
Njëri nga mjetet që po udhëtonte në drejtim të Maliqit ka kërkuar të kalojë nga krahu i djathtë i rrugës nacionale në krahun tjetër, ku ndodhet një biznes privat. Kjo manovër ka sjellë dhe përplasjen e dy mjeteve të tjera që udhëtonin pas mjetit BMW.
Nga ky aksident i trefishtë ka pasur vetëm dëme të shumta materiale dhe asnjë të plagosur. Në këtë aks nacional ka pasur shpesh herë aksidente, të cilat vijnë për shkak të degëzimeve të shumta në rrugë, ku ka një prani të madhe biznesesh.
Tags:
vlore
Regjistrohu në buletinin tonë informativ