Aksident i trefishtë në Lezhë, përfshihet edhe një autobus me nxënës

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Milot, ku janë përplasur një autobus transporti nxënësish dhe dy automjete.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Rrilës. Mësohet se nuk ka të lënduar.

Ndërkohë në vendngjarje ka arritur policia dhe po vijon me hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit