Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, ka të plagosur


Tri automjete janë përfshirë në një aksident në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lolaj.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë tentativa për parakalim e njërit prej tri automjeteve të përfshira në këtë aksident.

Raportohet se ka të plagosur, ndërsa automjetet janë dëmtuar pjesërisht.