Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër, i përfshirë autobusi i punonjësve italianë të kampit të emigrantëve në Gjadër – Dy të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldren, ku janë përplasur tre automjete: një autobus që transportonte punonjës italianë të kampit të emigrantëve në Gjadër, një kamionçinë dhe një autoveturë.

Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti dy persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e përplasjes.

Për shkak të aksidentit, trafiku në këtë segment është bllokuar për rreth një orë, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.