Aksident i tmerrshëm në Durrës! Makina fluturon mbi trotuar, 22-vjeçarja rrezikon jetën e këmbësorëve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen 5 të Durrësit, në “Rrugën e Dëshmorëve”, ku një automjet ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë.

Sipas informacioneve, drejtuesja e mjetit, një 22-vjeçare, ka humbur kontrollin pas kalimit të një rrethrrotullimi. Si pasojë, automjeti është përplasur me një pemë, një makinë të parkuar dhe një biznes, duke përfunduar në hyrjen e një pallati. Për fat të mirë, këmbësorët kanë shpëtuar mrekullisht pa lëndime.

E reja është transportuar menjëherë në Spitalin e Durrësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.