Aksident i tmerrshëm në autostradën Tiranë-Durrës! 28-vjeçari shpëton nga përplasja e parë, por vdes tragjikisht nga një tjetër makinë. Tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:05, në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur.

Sipas policisë, shoferi me inicialet Gëzim Muçaj rreth 28 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen. Pas aksidentit të parë, ai dhe tre pasagjerët kanë dalë nga automjeti, por në atë moment janë goditur nga një tjetër makinë që drejtohej nga shtetasi Ismail Laçe.

Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa tre pasagjerët e tij janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit të dytë është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.