Aksident i rëndë, përplasen 3 makina në Memaliaj, ndërron jetë një 40-vjeçare

Gjirokastër – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Memaliaj-Krahës.

Tre automjete janë përfshirë në aksident në afërsi të fshatit Qesarat.

Si pasojë e aksidentit të trefishtë një grua 40-vjeçare ka ndërruar jetë pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të rënda.

Po ashtu, në spitalin e Gjirokastrës është transportuar dhe një i ri i plagosur.

Policia ndodhet në vendngjarje për të vlerësuar dëmet dhe zbardhur shkakun e aksidentit.