Aksident i rëndë, përmbyset trajleri me skrap, zë poshtë një makinë në Elbasan

Një trajler i ngarkuar me skrap është përfshirë në një aksident të rëndë në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Cërrik. Aksidenti sipas burimeve jo zyrtare ndodhi rreth orës 04:40.

Automjeti tip trajler sipas të njëjtave burime pasi ka humbur drejtimin e lëvizjes është përmbysur mbi një autoveturë.

Ende nuk dihen saktë pasojat e këtij aksidenti të rëndë. Paraprakisht dyshohet për të plagosur, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje së bashku me forcat e shërbimit zjarrfikës të cilat po punojnë për largimin e trajlerit nga rruga dhe nxjerrjen e personave nga autovetura që mbeti poshtë automjetit të tonazhit të rëndë.