Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje kalimtarin

VORË- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Vorë.

Policia thotë se një 33-vjeçar duke drejtuar automjetin ka përplasur një këmbësor në hyrje të Vorës.

Autoritetet kanë vënë në pranga shoferin, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave.