Mbrëmjen e sotme një aksident është shënuar në Vlorë ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Mësohet se një makinë tip “Renault” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga një 44 vjeçar, i cili ka marrë edhe disa dëmtime.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, një automjet tip “Renault” me drejtues shtetasin L. Q., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. P., 44 vjeç, i cili si pasoje e aksidentit, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.