Aksident i rëndë në Vlorë/ Makina përplas çiftin e turistëve, dërgohen në spital, njëra me dëmtime në kokë

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në zonën e “Plazhit të Vjetër” në Vlorë, ku një automjet në lëvizje ka përplasur dy këmbësorë, turistë të huaj.

Nga informacionet paraprake mësohet se njëra prej të cilave ishte femër që nga aksidenti ka pësuar konfuzione në kokë.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë të Vlorës që kanë nisur hetimet për ngjarjen. Ndërkaq dy personat e plagosur kanë marrë fillimisht ndihmën e parë mjekësore në qendrën shëndetsore në zonë ndërsa më pas janë dërguar drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës për ndihmë mjekësore.