Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motorin, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 19:15 në bulevardin “Zhan D’ark”, në Tiranë. Sipas policisë mësohet se automjeti me drejtues shtetasin L. M., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin J. I dhe pasagjer shtetasin A. M., dhe për pasojë janë plagosur shtetasit J. I dhe A. M, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.