Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Elbasanit, në Tiranë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur dy persona, përpara se të përfundonte në murin e selisë diplomatike.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20, kur drejtuesi i automjetit, shtetasi R.T., 52 vjeç, dyshohet se humbi kontrollin mbi mjetin e tij. Si pasojë, ai goditi fillimisht shtetasin E.E., 63 vjeç, që po lëvizte me biçikletë, dhe më pas shtetasen V.S., 18 vjeçe, këmbësore.
Të dy të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë publike
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ