Aksident i rëndë në Tiranë, 15-vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të hëne në Tiranë, ku një 15-vjeçar ka përplasur për vdekje një të moshuar.Aksidenti ka ndodhur në Yrshek, ku i mituri, duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Ndërsa bëhet me dije se ka qenë punonjësi i Policisë Kontrollor në Rinas I.V., jashtë shërbimit, i cili i ka dhënë ndihmën e parë të moshuarit dhe ka njoftuar ambulancën dhe shërbimet policore.

Si pasojë e plagëve të rënda, 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.