Aksident i rëndë në Shkodër/ I mituri përplas me motomjet 76-vjeçarin, dërgohet në spital

Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 10:20 në Shkodër ku një 16-vjeçar ka përplasur me motomjet shtetasin M.L., 76 vjeç që po lëvizte me biçikletë. Sipas policisë 76-vjeçari është plagosur si pasojë e përplasjes ndërsa është transportuar menjëherë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, në fshatin Muriqan, një 16 vjeçar, duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka përplasur biçikletën që lëvizte shtetasi M. L., 76 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi M. L, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.