Aksident i rëndë në Sarandë, motori përplaset me ‘Smart’-in, plagoset në kokë 22-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:50, në rrugën “Studenti” në Sarandë ku janë përplasur një motoçikletë me një automjet tip “Smart”.
Sipas informacioneve paraprake, 22-vjeçari Klauid Hadëri, i cili po drejtonte një motor me targa AZ756, është përplasur me automjetin Smart me targa AA455TC, që drejtohej nga 20-vjeçari Orlando Koshi.
Për pasojë 22-vjeçari ka pësuar një goditje në kokë dhe është transportuar menjëherë në Urgjencën e spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e qarkullimit rrugor, të cilat kanë kryer verifikimet e nevojshme, përfshirë edhe testin e alkoolit për të dy drejtuesit, ku është konfirmuar se të dy rezultuan negativë (0.00 mg/l).
Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.