Aksident i rëndë në mes të Tiranës! Taksia përplas tre fëmijë me monopatina, të miturit dërgohen në spital
Rreth orës 10:30 të paradites së sotme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, një aksident rrugor ka ndodhur ku një automjet i drejtuar nga shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur tre të mitur që po lëviznin me dy monopatina.
Si pasojë e përplasjes, tre fëmijët janë dëmtuar dhe janë transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ku aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, E. K., është shoqëruar në komisariat për të vijuar me veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me aksidentin.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.
Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.
Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.