Aksident i rëndë në Mal të Zi/ Autobusi del nga rruga, 3 persona humbin jetën, lëndohen disa të tjerë

Të paktën tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në rrugën Cetinje-Budva në qytetin e Obzovicës në Mal të Zi, kur një autobus pasagjerësh doli nga rruga.

Në vendin e aksidentit janë dërguar të gjitha forcat policore në dispozicion nga Budva dhe Cetinja, ndërsa rrugës për në Obzovicë janë edhe pjesëtarët e njësive speciale policore.

Në vendngjarje ndodhen gjashtë autoambulanca.

Ndërkohë nuk ka të dhëna fikse në lidhje me numrin e të lënduarve nga ky aksident.

Check Also

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 korrik 2024, dollari amerikan blihet me 91.8 lekë dhe shitet me 92.7 lekë. Euro blihet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *