Aksident i rëndë në Lungomare, i moshuari përplas këmbësorin! I plagosuri në gjendje kritike
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në shëtitoren Lungomare të qytetit të Vlorës.
Një automjet tip Renault Clio, i drejtuar nga një i moshuar, ka përplasur një tjetër të moshuar në momentin që ky i fundit po kalonte tek vijat e bardha. Sipas dëshmitarëve, përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar lëndime të rënda këmbësorit.
Njollat e gjakut janë ende të dukshme në vendin e ngjarjes, ndërkohë që i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës.
Ai ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit.