Aksident i rëndë në Kukës/ Mjeti bie në humnerë, vdes babai, plagoset vajza

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në Kukës, ku një mjet ka rënë në humnerë. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga, ka humbur jetën shoferi 46-vjeçar, ndërkohë që ka mbetur e plagosur vajza e tij e mitur. Shkak për aksidentin e rëndë dyshohet se është bërë lagështira në rrugë.

 

NJOFTIMI I POLICISË

 

Rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, shtetasi A. I., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

 

 

 

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. I. ka humbur jetën.

 

Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e shtetasit A. I., pasagjere në automjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Check Also

Mori drejtimin e Komisionit Hetimor dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje/ PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën dhe Genc Gjonçajn

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *