Aksident i rëndë në Kuçovë, makina tip ‘Audi’ përplas për vdekje të moshuarin
- 17 November, 2023
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme (17 nëntor) në Kuçovë. Mësohet se një automjet tip “Audi” ka përplasur 67 vjeçarin Veiz Plakun i cili po lëvizte me biçikletë.
67 vjeçari u dërgua në spital, por për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë nuk arriti të mbijetonte.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ