Aksident i rëndë në Kamëz/ Përplasen dy mjete, humb jetën një person
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në zonën e Valiasit. Sipas policisë, “mjeti me drejtues shtetasin Sh. S., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Y. L., 36 vjeç. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje”. Nderkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 25.09.2024, rreth orës 07:50, në Valias, mjeti me drejtues shtetasin Sh. S., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Y. L., 36 vjeç. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.