Aksident i rëndë në Kamëz, 30-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Një 64-vjeçare ka ndërruar jetë në spital, pasi u përplas nga makina teksa po ecte.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 17:30, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoret shtetaset Z. K., 64 vjeçe, dhe Sh. K., 58 vjeçe, banuese në Kukës dhe Bathore.

Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja Z. K., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Sh. K., pas mjekimit në spital është larguar në banesë.