Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën shqiptari, në gjendje të rëndë bashkatdhetari
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali rreth orës 17:00 të ditës së djeshme, në zonën e Fermo, ku sipas raportimit të medive italiane ka humbur jetën një shtetas shqiptar, rreth 40 vjeç, emri i të cilit nuk bëhet me dije.
Një tjetër shqiptar, rreth 40 vjeç mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Ancona.
Dy shqiptarët po udhëtonin me Scooter, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen në vend. Autoritetet lokale kanë nisur menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe po punojnë për të rindërtuar dinamikën e aksidentit.