Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 32-vjeçari shqiptar, plagosën rëndë dy shokët e tij
- 12 October, 2024
Një 32-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka humbur jetën në një aksident në Frosinone të Italisë. I riu po udhëtonte së bashku me dy shokët e tij, gjithashtu me origjinë shqiptare, ku makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Për shkak të përplasjes së rëndë, trupi i të riut ka dalë nga makina dhe është gjetur në rrugë.Ndërsa, dy shokët e tij janë dërgur në spital, por ende nuk ka të dhëna rreth gjendjes së tyre shëndetësore. Autoritetet italiane janë duke hetuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ