Aksident i rëndë në Himarë, vdes shoferi, plagosen 3 turistë italianë


Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Himarë, me pasojë një të vdekur dhe 3 turistë italianë të plagosur.

Aksidenti u shënua pasditen e sotme në vendin e quajtur Shën Vasil në rrugë dytësore.
Makina tip Land Rover me targa AA044TV me drejtues Renato Bushaj ka dalë nga rruga dhe ka rënë 20 metra poshtë saj.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur jetën ndërsa tre turistët e plagosur janë dërguar në spital. Nga informacionet janë jashtë rrezikut për jetën.